Ndikimet nga sektori prodhues bujqesor
LOGO2.jpg - 2101 Bytes
Homepage

Ne fushen e prodhimit bujqesor ulja e ndjeshme e perdorimit te plehrave kimike ka bere qe te pakesohet akumulimi i tyre ne toke, rrjedhimisht eshte pakesuar ndotja e tokes, si pasoje edhe kontributi i saj ne ndotjen e burimeve ujore, siperfaqesore e nentokesore.

Nje faktor qe ka ndihmuar per uljen e ndotjes nga prodhimi bujqesor eshte edhe niveli teper i ulet i perdorimit te pesticideve gjate viteve te fundit, kryesisht per shkak te kujdesit te paket te treguar nga ana e bujqve, por edhe te mundesive pergjithesisht te kufizuara te tyre, per luftimin e demtuesve te kulturave bujqesore. Si rrjedhim, gjykohet se ka nje zvogelim te shkalles se ndotjes se tokes e te produkteve bujqesore nga gjurma te pesticideve. Megjithekete, nje problem te mprehte mjedisore perben prania ne vend e pesticideve te trasheguara nga e kaluara te cilat gjenden te depozituara ne te gjitha rrethet e vendit.

Ne fund te vitit 1993 ne Shqiperi gjendeshin rreth 2700 ton pesticide te vjeteruara, te prejardhura nga fondi i kooperativave dhe ndermarrjeve bujqesore te shperbera, si edhe nga mosperdorimi ne kohe. Nga kjo sasi, rreth 465 ton pesticide stoqe, ose ne prag te skadimit kishin ardhur gjate periudhes 1991-1992 si ndihma nga stoqet e ish Gjermanise Lindore dhe qene depozituar kryesisht ne stacionin e Bajzes (Shkoder) e te Milotit. Me kembenguljen e vazhdueshme te Komitetit te Mbrojtjes se Mjedisit dhe me mbeshtetje te organizates mjedisore Green Peace u arrit qe Ministria e Mjedisit e Gjermanise te marre persiper dhe te akordoje nje fond shpenzimesh per riambalazhimin e kthimin e ketyre pesticideve ne Gjermani ne bashkepunim me Ministrine tone te Bujqesise e te Ushqimit. Keshtu ne fund te tetorit 1994 keto pesticide u larguan nga Shqiperia duke shmangur nje rrezik per gjithe vendin.

Megjithekete ne fund te vitit 1994 ne te gjithe vendin gjendeshin rreth 1500 ton pesticide, pa perfshire ketu nje sasi tjeter prej rreth 600 ton qe disponon Ndermarrja Kimike e Durresit (mbeturina nga prodhimi i lindanit). Ndonese nje pjese e ketyre pesticideve mund te perdoren ende, ne perputhje me kushtet teknike perkatese, konsumi i ngadalte i tyre, e vecanerisht ekzistenca e nje sasie te madhe pesticidesh se ciles i ka tejkaluar afati i garancise se perdorimit, perbejne aktualisht nje problem shqetesues te mprehte mjedisor qe kerkon angazhim te vazhdueshem e serioz nga ana e organizmave e institucioneve qe i disponojne dhe i administrojne ato. Nje dukuri negative qe duhet frenuar eshte privatizimi i magazinave te pesticideve kudo ende pa u boshatisur duke lene shkas per shperdorimin dhe ndotje te mjedisit nga pronaret e tyre te cilet duan t'ju ndrojne destinacion ketyre magazinave.


Updated: 25/10/98 by:cep@cep.tirana.al