Per ceshtjen e rendesishme te ndergjegjesimit te publikut dhe te pjesemarrjes se tij ne marrjen e vendimeve per mjedisin, gjate viteve 1992-1995 jane ndermarre disa hapa dhe jane arritur rezultate te shenuara, vecanerisht po te mbahet parasysh se 3-4 vjet me pare nuk kane ekzistuar fare strukturat dhe organizmat perkatese. Pjesemarrja e publikut ne ceshtjen e mbrojtjes se mjedisit eshte kryesisht fushe e veprimtarise se organizatave joqeveritare (OJQ) mjedisore, numuri i te cilave ka arritur ne 14 (shtator 1994), pa permendur disa organizata te tjera te cilat ne programet e veprimtarive te tyre perfshijne edhe ceshtje mjedisore. Tashme ka filluar krijimi i nje rrjeti kombetar te ketyre OJQ, disa prej te cilave kane vendosur kontakte te vazhdueshme me KMM ose me organe te tjera shteterore qe jane pergjegjese per mbrojtjen e mjedisit. Eshte imperative qe bashkepunimi me OQJ te programohet kryesisht per sensibilizimin, edukimin dhe ndergjegjesimin e publikut per problemet e mbrojtjes se mjedisit nepermjet perdorimit me te gjere te masmedias, seminareve, konferencave, etj. Ndonese OJQ mjedisore nuk kane funksione zyrtare ato kane zhvilluar fushata e veprimtari gjithnje ne rritje ne te mire te mbrojtjes se mjedisit nga ndotja industriale e urbane, per ruajtjen e natyres dhe te shumellojshmerise biologjike te saj, si edhe per organizimin e veprimtarive shkencore si simpoziume, konferenca e tani se fundi edhe te botimit nga ana e nje shoqate te se pares reviste mjedisore ne vend qe i drejtohet publikut te gjere. Nga ana e vet, KMM-ja ka nxitur dhe mbeshtetur bashkepunimin me OJQ mjedisore, ka ndermarre disa here veprimtari te perbashketa me to, kurse me 1994 ka financuar 3 projekte te shoqatave ne shumen prej 140 mije leke, ne perputhje me mundesite e veta financiare (nga te ardhurat qe siguron nga dhenia e lejeve mjedisore). Informimi i publikut permes mjeteve te masmedias eshte rritur ne menyre te ndjeshme, vecanerisht nepermjet televizionit. Kjo rritje ka ndikuar pozitivisht per edukimin mjedisor dhe ndergjegjesimin e publikut, c'ka eshte shprehur edhe ne interesimin gjithnje e me te madh te njerezve per te ndjekur programe dhe informacione qe lidhen me ruajtjen e mbrojtjen e mjedisit ose, me pasojat dhe rreziqet qe rrjedhin nga demtimi i tij. Nga nje bashkepunim me i ngushte midis gazetareve te televizionit dhe specialisteve te KMM ose me perfaqesues te qarqeve akademike, jane realizuar cikle emisionesh per tema te vecanta te ruajtjes dhe te mbrojtjes se mjedisit, duke rritur ndergjegjesimin e publikut per ceshtje te tilla te mprehta, si ndotja urbane, prerjet e paligjshme te drureve e demtimet abuzive te siperfaqeve te gjelbra, gjuetia e ndaluar, trajtimi i pesticideve te skaduara etj. Pavaresisht nga sa me siper, pjesemarrja e publikut si edhe OJQ-ve ne procesin e planifikimit e te zhvillimit te politikave mjedisore ne vend eshte vetem ne fillimet e veta dhe ka nevoje te forcohet.
|