Bashkepunimi nderkombetar
LOGO2.jpg - 2101 Bytes
Homepage

Bashkepunimi nderkombetar i vendit tone ne fushen e mjedisit gjate viteve 1992-1995 eshte zhvilluar ne menyre intensive dhe ka dhene nje varg rezultatesh konkrete pozitive. Ketu meriton te permendet, ne radhe te pare, miratimi nga ana e Keshillit te Ministrave i marreveshjes me Programin e Kombeve te Bashkuara per Mjedisin (UNEP) si dhe me Banken Boterore lidhur me studimet per Programin e Administrimit te Zones Bregdetare te Shqiperise, si edhe i marreveshjes per Mjedisin me Bashkimin Evropian.

Ne kuadrin e mbrojtjes prej nderhyrjeve te nxituara dhe te pastudiuara te ekosistemeve lagunore me natyre terheqese dhe me shumellojshmeri biologjike si Karavasta-pylli i Divjakes, Kune Vaini, Patoku etj, rendesi te vecante pati edhe miratimi i dhene nga Qeveria jone per aderimin ne Konventen e Ramsarit, e cila eshte nder Konventat me kryesore mbareboterore lidhur me ruajtjen e shumellojshmerise biologjike te zonave te lageta me rendesi nderkombetare, vecanerisht si habitate per shpendet ujore.

Laguna e Karavastase e vleresuar si nje perle midis lagunave te Evropes, per bukurine, shumellojshmerine biologjike, klimen e pastertine e mjedisit, eshte perfshire ne Zonat Vecanerisht te Mbrojtura; kesaj zone, gjithashtu, i eshte caktuar nje fond i vecante nga programi PHARE, i cili do te sherbeje per ruajtjen dhe administrimin e drejte te ketij ekosistemi, per njohjen e thelle te dukurive biologjike, hidrologjike, gjeomorfologjike te tij dhe per t'u paraprire projekteve e investimeve qe harmonizojne zhvillimin me mbrojtjen e mjedisit.

Gjate viteve 1993-1994 ka vazhduar, gjithashtu, puna per monitorimin e ndotjes se ujrave tona bregdetare ne kuadrin e MEDPOL, si nje nje nga veprimtarite e perfshira ne marreveshjen e Qeverise sone me UNEP-in dhe qe ben pjese ne programet rajonale te Konventes se Barcelones per Mbrojtjen e Detit Mesdhe nga Ndotja, ku Shqiperia eshte pale.

Zbatimi i dispozitave dhe permbushja e detyrimeve qe rrjedhin nga te qenurit pale ne Konventat dhe Protokollet nderkombetare per mjedisin ka qene nje fushe tjeter e rendesishme e veprimtarise ne kuadrin e bashkepunimit nderkombetar gjate viteve 1993-1994. Vlen te theksohet ketu angazhimi dhe kontributi i kuadrove dhe specialisteve tane lidhur me Konventen e Barcelones e cila me 5 protokollet e saj trajton mbrojtjen e Detit Mesdhe nga ndotjet me prejardhje te ndryshme. Veprimtarite e shumta jane ndjekur ne lidhje te vazhdueshme me pese Qendrat e Veprimtarive Rajonale si edhe me Njesine Koordinuese per Programin e Veprimit per Mesdheun me seli ne Athine. Me interes te ndersjelle kane qene edhe veprimtarite per ecurine e Konventes per Mbrojtjen e Ujerave dhe Liqeneve Nderkombetare, Konventes se Aksidenteve Industriale, Konventes per Vleresimin e Ndikimeve ne Mjedis ne kontekstin Nderkufitar, Konventes per Ndryshimet Klimatike, Konventes per Shumllojshmerine Biologjike, Konventes se Ramsarit, etj. Ndonese pala shqiptare i ka zbatuar ne pergjithesi me korrektesi detyrimet qe rrjedhin nga keto Konventa nderkombetare, ne te ardhmen do te nevojitet nje angazhim gjithnje e me serioz ne kete fushe, ne te gjitha aspektet: administrative ligjore, kerkimore e financiare.

Bashkepunimi me fqinjet tane natyrore ne fushen e mjedisit eshte zhvilluar kryesisht ne nivel rajonal. Keshtu Bashkia e rrethit te Pogradecit ne bashkepunim me KMM-ne ka ndermarre hapa te rendesishem konkrete permes kontakteve ne vazhdim, me synimin per te bashkerenduar veprimtarite me Bashkite e qyteteve Struge e Oher te Republikes ish Jugosllave te Maqedonise, lidhur me monitorimin e ndotjes ne liqenin e Ohrit dhe kryerjen e studimeve te perbashketa per mbrojtjen e pastertise se tij, si dhe per programe te perbashketa per mbrojtjen ekologjike te liqenit te Ohrit te cilat mund te financohen nga mekanizma financiare nderkombetare te mjedisit (GEF).

Me organet lokale te Republikes se Malit te Zi, gjithashtu jane mbajtur kontakte dhe jane diskutuar probleme per mbrojtjen dhe restaurimin e vlerave te liqenit te Shkodres e te lumit te Bunes.

Ka filluar nje bashkepunim i vlefshem ne kuadrin e Bashkepunimit Ekonomik te Rajonit te Detit te Zi (BEDZ) qe nisi me mbledhjen e Ministrave te Mjedisit (Mjedisi dhe Zhvillimi) te zhvilluar ne Gjeorgji (Shtator 1994). Nje aspekt i vecante, por i rendesishem i bashkepunimit nderkombetar eshte edhe pjesemarrja e funksionareve te administrates dhe e shkencetareve tane ne Konferencat e Seminaret nderkombetare ne fushen e mjedisit.

Vlen te theksohet ketu perfaqesimi i vendit tone ne Konferencen gjithevropiane "Nje Mjedis per Evropen" ne Lucerne (Prill 1993). Politika jone aktuale mjedisore mbeshtetet pikerisht ne Deklaraten e Ministrave te Mjedisit te kesaj Konference. Perfshirja e vendit tone ne rrjedhat e procesit gjithevropian qe vijoi me pas ka vazhduar brenda kuadrit te Dokumentit te rendesishem te kesaj Konference: Programi Evropian i Veprimit per Mjedisin i cili hedh bazat e partneritetit midis vendeve te Perendimit e te Lindjes.

Gjate vitit 1994 vendi yne ka marre pjese rregullisht dhe ka dhene ndihmesen e vet ne procesin e pergatitjes se Konferences gjithevropiane te Ministrave te Mjedisit qe do te mbahet ne Sofje (1995).

Me gjithe arritjet ne bashkepunimin nderkombetar per mjedisin, ende mungojne marreveshjet dypaleshe nderqeveritare e nderministeriale ose memorandumet e mirekuptimit ne fushen e mjedisit, te cilat jane praktika te pazevendesueshme per integrimin mjedisor evropian. Nje marreveshje e vetme e nenshkruar me Ministrine e Mjedisit te Gjermanise eshte pak ne kete fushe dhe ka nevoje te pasohet nga marreveshje te tjera.

Per rritjen e kapaciteteve drejtuese e organizative te specialisteve tane kane qene mjaft te vlefshme e dobiprurese Konferencat e Seminaret e zhvilluara ne vend per ceshtje te shumellojshme mjedisore, disa prej te cilave jane zhvilluar me pjesemarrjen e eksperteve te huaj.


Updated: 25/10/98 by:cep@cep.tirana.al