Gjendja e pyjeve dhe e zonave te mbrojtura
LOGO2.jpg - 2101 Bytes
Homepage

Ne fund te vitit 1993 fondi pyjor ishte 1034300 ha (36 % e siperfaqes se vendit), 'ka perben nje pakesim prej rreth 3700 ha ne krahasim me vitin 1992.

Shfrytezimi i pyjeve nga industria gjate vitit 1993 nuk ka qene i renduar, kryesisht ne zona me riperteritje aktive, ndaj edhe nuk ka qene faktor negativ per mjedisin. Perkundrazi, shkaqet kryesore te demtimit te pyjeve e te pakesimit te fondit pyjor kane qene prerja abuzive e tyre per dru zjarri, lende ndertimi, vecanerisht ne pyjet prane fshatrave e ne anet e rrugeve automobilistike, demtimet nga kullotja e djegia nga zjarret.

Edhe gjate vitit 1994 shfrytezimi industrial i pyjeve ka qene i pakonsiderueshem, pra nen mundesine vjetore te shfrytezimit te tyre. Fondi pyjor i Shqiperise ne fund te vitit 1994 ishte rreth 1034000 ha me nje pakesim ndaj vitit 1993 prej afro 300 ha, kryesisht per shkak te demtimeve nga sheshet e ndertimeve te miratuara brenda siperfaqeve pyjore.

Nje faktor i vazhdueshem demtues i pyjeve jane prerjet e paligjshme. Nga Drejtorite e Sherbimit Pyjor te rretheve gjate vitit 1993 jane konstatuar 15500 raste te prerjeve e demtimeve shperdoruese, por nder kundervajtjet penale te proceduara (1132) jane gjykuar vetem 7.2 % e rasteve. Po keshtu, kundervajtjet administrative jane gjykuar qe te gjitha nga Drejtorite e Sherbimit Pyjor, por vjelja e vleftes se demit te shkaktuar eshte realizuar vetem ne masen 16.2 %. Edhe gjate vitit 1994 nga ana e Drejtorive te Sherbimit Pyjor ne rrethe jane shenuar me procesverbale perkatese rreth 12 mije raste kundervajtje administrative, por nga keto numri i pergjithshem i rasteve te gjykuara ka qene vetem 10%, kurse vjelja e vleres se demit sipas kundervajtjeve administrative te gjykuara qe te gjitha nga ana e Drejtorive te Sherbimit Pyjor, eshte realizuar vetem ne masen 8.7 %. Numuri shume i vogel i gjykimeve te zhvilluara, si edhe i vjeljes se gjobave e kane ulur mjaft vleren e rolit te procedimit dhe kane zbutur forcen e ligjit, 'ka ndikon negativisht ne mbrojtjen e kesaj pasurie te pazevendesueshme te natyres shqiptare.

Kemi mendimin se raportimet e Drejtorive te Sherbimit Pyjor ne rrethe nuk pasqyrojne shifren reale te prerjes se drureve. Keshtu psh. duke gjykuar nga shifra e raportuar per vitin 1994 nga drejtoria perkatese e rrethit te Pukes rezulton qe cdo gater (ne te cilen punojne mesatarisht kater punetore) te kete perpunuar me pak se 2m3/dite lende druri. Ne te tilla nivele subjektet private qe operojne ne kete aktivitet nuk mbulojne dot shpenzimet e jo te nxjerrin fitim. .

Sipas ligjit "Per pyjet dhe policine e sherbimit pyjor" e drejta per te shfrytezuar pyjet i jepet gjithe personave juridike e fizike te pajisur me leje per ushtrimin e kesaj veprimtarie. Kjo nenkupton qe pyjet mund t'i shfrytezoje kushdo dhe pa qene i njohur me kete proces. Ne zbatimin e kesaj menyre jane vene re abuzime gjate shfrytezimit te pyjeve si : prerje ne ane te rruges, moszbatimi i damkes, pamundesi kontrolli nga organet e sherbimit pyjor per vete numrin e madh te subjekteve qe shfrytezojne etj.

Per te permiresuar gjendjen gjykohet se jane te nevojshme keto masa : forcimi I metejshem i kontrollit ndaj subjekteve shfrytezuese te pyjeve, persosja e menyres aktuale te shfrytezimit si edhe kerkimi i menyrave te reja, sic mund te jene propozimet e bera ne kete fushe nga ana e FAO-s dhe Bankes Boterore, Njekohesisht, eshte e domosdoshme qe Ministria e Bujqesise dhe Ushqimit te pergatise strategjine dhe planin e veprimeve per shfrytezimin e qendrueshem te pyjeve ne menyre qe t'i paraprihet zhvillimit te metejshem ne shfrytezimin e pyjeve.

Nje tjeter faktor serioz demtues ne pyjet me pisha, qe zene afersisht 16% te siperfaqes pyjore te vendit, eshte edhe procesionaria e pishes. Si rrjedhim i ciklit biologjik ky demtues gjate vitit 1993 ka patur zhvillim maksimal duke u perhapur ne rreth 35 000 ha, me shkalle prekjeje, sipas zonave nga 5-95%. Gjate vitit 1994 procesionaria eshte perhpaur me tej dhe ka pershkuar nje siperfaqe prej rreth 70 000 ha. Ne pamundesi te zbatimit te metodes se luftimit biologjik te ketij demtuesi, qe konsiderohet si metode me rezultate shume pozitive, si edhe per mungese mjetesh dhe mekanizmash te posacme te luftimit, gjate vitit 1993 eshte zbatuar menyra mekanike e luftimit ne rreth 8100 ha, ne perputhje edhe me fondet e disponuara. Edhe gjate vitit 1994 luftimi mekanik ka vazhduar por eshte verejtur se kjo gje ka cuar ne dobesim te ndjeshem te gjendjes se pyjeve me pisha, kurse shkalla e infektimit sipas ciklit biologjik nuk eshte ulur. Rrjedhimisht kerkohet zbatimi i menyrave me te perparuara e me te efektshme te luftimit te ketij demtuesi per te garantuar gjendjen e shendetshme te pyjeve me pishe. Sipas vleresimeve te bera nga ana e Drejtorise se Pergjithshme te Pyjeve dhe Kullotave, kostoja e plote per luftimin e demtuesit arrin ne 466 milione leke.

Demtime te pyjeve ka patur edhe nga zjarret. Me gjithe masat e marra per mbrojtjen e pyjeve nga zjarri, gjate vitit 1993 kane rene rreth 560 zjarre, te cilet kane pershkuar afer 4 mije ha e kane shkaktuar djegien e 250 ha. Gjate vitit 1994 ka patur 509 raste zjarresh te cilat kane djegur nje siperfaqe pyjore prej rreth 400 ha. Per menjanimin e pasojave dhe per rivendosjen sa me te plote te gjendjes normale eshte e domosdoshme te kryhen punimet e parashikuara ne programet perkatese per prerje sanitare, riperteritje, ripyllezim etj.

Problem per siperfaqet pyjore mbetet mbikullotja nga dhia. Kjo eshte me e theksuar ne zonen jugore te vendit ku ngarkesa me dhi per cdo ha pyll eshte me e madhe pasi ne kete zone ky lloj eshte me i perhapur. Nga ky fenomen rrezikohen vecanerisht pyjet e ricunguar te lisit dhe ato qe riperterihen me fare dhe ne te cilet eshte kryer faza e pare e shfrytezimit. Eshte e nevojshme qe Drejtorite e Sherbimit Pyjor te studiojne zonat se ku duhet lejuar dhe ku duhet ndaluar kullotja dhe te zbatojne me mire rregullat per kullotjen e bagetive ne pyje. Nga ana tjeter, paraqitet e domosdoshme nxjerrja e nje akti ligjor i cili te sanksionoje zonat e ndaluara (ose te lejuara) per mbareshtimin e dhise, ose futja e nje sistemi taksimi qe nxit llojet e tjera te bagetive.

Deme i jane shkaktuar edhe faunes se eger nepermjet gjuetise se paligjshme nga gjuetare vendes e te huaj. Deri ne fund te 1993-es kane ushtruar gjueti ne vendin tone 300 gjuetare te huaj, shpesh here te pajisur me mjete e arme te sofistikuara qe e forcojne karakterin demtues te gjahut. Po keshtu eshte demtuar fauna detare e ne pergjithesi ekosistemet lagunore nga gjuetia e peshkut me dinamit, e kimikate sikurse eshte konstatuar nga ana e KMM-se, si edhe nga burime te tjera, ne rrethet Shkoder, Lezhe, Vlore, Gjirokaster, etj.

Per te mbajtur nen kontroll gjuetine e per paparandalimin e demeve prej saj, si edhe per krijimin e kushteve per riperteritjen e faunes se eger, duke u mbeshtetur edhe ne mangesite e verejtura ne kete sektor deri me 1993, u ndermoren disa masa, si : permiresimi e plotesimi i legjislacionit deri ne miratimin e projektligjit "Mbrojtja e faunes se eger dhe gjuetia", krijimi i Keshillit Kombetar te Faunes dhe Gjuetise, i cili drejton e rregullon veprimtarite lidhur me gjuetine, ndalimi i ushtrimit te gjuetise ne tere territorin e vendit per sezonin gusht 1993-mars 1994 dhe ne pergjithesi ngushtimi i periudhes se lejuar per gjueti, si ne teresi ashtu edhe per specie te vecanta (eshte me interes te vecohet se tashme, per here te pare ne vendin tone vihet ne mbrojtje ujku, i cili deri me sot eshte luftuar me te gjitha menyrat), ndalimi me ligj i mjeteve imituese edhe i armeve te gjahut automatike e gjysemautomatike, bashkepunimi me Ministrine e Brendshme qe hyrja e gjuetareve te huaj te behet vetem nepermjet Portit te Durresit e aeroportit te Rinasit, si edhe ndalimi i gjuetise nga te huaj jashte kontratave etj.

Sistemi ekzistues i organizimit te grumbullimit te bimeve mjekesore e tanifere, sipas te cilit cdo individ ose grup i pajisur me licensa mund t'i grumbulloje ato sipas kerkesave te bleresve, ka cuar ne grumbullimin pa kritere per disa lloje bimesh mjekesore te cilat, si rrjedhim, jane pakesuar dhe kercenohen te zhduken.


Updated: 25/10/98 by:cep@cep.tirana.al