Permiresimi e plotesimi i kuadrit ligjor e rregullator
LOGO2.jpg - 2101 Bytes
Homepage

Pas miratimit nga ana e Kuvendit Popullor, ne janar 1993 te ligjit baze "Per Mbrojtjen e Mjedisit", u pergatiten dhe u miratuan edhe ligje te tjera, si edhe akte nenligjore e vendime qeverie, duke u dhene perparesi atyre qe trajtojne problemet mjedisore me te mprehta.

Keshtu, mund te vecohet Vendimi i Keshillit te Ministrave "Per Mbetjet e rrezikshme dhe mbeturinat", i cili i pret rrugen importimit per cfaredo qellimi te mbeturinave te rrezikshme. Duhet permendur se propozime te tilla ka patur nga disa shoqeri te huaja qe kane tentuar te spekullojne ne kushtet e mungeses se legjislacionit perkates ose duke shpresuar ne leshimet qe mund t'u beheshin ne kontekstin e nevojave te ngutshme ekonomike te vendit.

Me rendesi te posacme per mbrojtjen e flores e te faunes se eger eshte edhe miratimi i ligjeve "Per pyjet dhe policine e sherbimit pyjor", "Per mbrojtjen e faunes se eger dhe gjuetine", "Per mbrojtjen e fondit te bimeve mjeksore, eterovajore e tanifere natyrore".

Megjithe arritjet ne fushen e legjislacionit, realiteti i fakteve deshmon se demtimi dhe ndotja e mjedisit shkaktohen me shume nga moszbatimi i ligjeve, sesa nga mungesa ose pamjaftueshmeria e tyre. Problemet tona mjedisore, ne vecanti ato qe lindin nga veprimtari te reja ekonomike e sociale, nuk mund te zgjidhen nese Dikasteret, organet e tjera qendrore, Bashkite dhe administratat lokale nuk zbatojne me rreptesi ligjin duke ndermarre veprime konkrete per parandalimin e rreziqeve qe cojne ne cenimin e natyres dhe ndotjen e mjedisit. Shume probleme komplekse kerkojne bashkrendimin e puneve midis Dikastereve dhe Institucioneve te ndryshme e specialisteve kompetente. Nga ana e vet, inspektoret e mjedisit ne perberje te KMM duhet te rrisin forcen vepruese vecanerisht lidhur me objektet e reja, ne shume prej te cilave veprimtaria ka filluar pa marre lejen e mjedisit ose pa zbatuar tere rregullat e parashikuara nga ligjet per mbrojtjen e mjedisit.


Updated: 25/10/98 by:cep@cep.tirana.al