Studimet dhe planifikimi per administrimin e mjedisit
LOGO2.jpg - 2101 Bytes
Homepage

Ne fushen e studimeve e te planifikimit per administrimin e mjedisit, nje veprimtari kryesore qe perfundoi gjate vitit 1993 ishte faza e dyte e "Studimit te Strategjise se Mjedisit ne Shqiperi" i kryer nga KMM-ja ne bashkepunim me Banken Boterore dhe i financuar nga kjo Banke. Keshtu perfundoi studimi "Strategjia e Mjedisit ne Shqiperi", i cili ka rendesi te vecante sepse u paraprin projekteve konkrete ne kete fushe. Mbi bazen e tij, si dhe ne frymen e Deklarates se Ministrave te Mjedisit ne Lucerne (1993) dhe te Dokumentit te rendesishem te asaj Konference: Programi Evropian i Veprimit per Mjedisin, u hartua Plani Kombetar i Veprimit per Mjedisin (PKVM),

PKVM eshte nje zberthim i hollesishem i strategjise mjedisore qe duhet ndjekur, si edhe nje program masash e detyrash te percaktuara per te gjitha instancat dhe organet qe lidhen me mjedisin ne Republiken e Shqiperise. Masat organizative, administrative, ligjore e teknike qe parashikon PKVM-ja si : reforma ekonomike dhe ristrukturimi i ekonomise qe merr parasysh edhe mbrojtjen e mjedisit, forcimi i kuadrit ligjor dhe institucional, trajtimi i problemeve qe kane te bejne me erozionin e ndotjen e tokes, ripyllezimet, ndotjen industriale dhe urbane etj. kane per qellim qe te integrojne mbrojtjen e mjedisit ne programet e zhvillimit te sektoreve ekonomike e shoqerore te vendit, dmth synojne te perballojne sfidat e atij qe quhet "Zhvillim i qendrueshem", parimi i te cilit eshte qe "plotesimi i nevojave te se tashmes te mos komprometoje aftesine e brezave te ardhshem per te plotesuar nevojat e tyre".

PKVM-ja permbledh veprime konkrete dhe zgjidhje te rekomanduara per periudha afatshkurtra (deri ne 1 vit), afatmesme (1-3 vjet) dhe afatgjate (3-5 vjet), si edhe nje varg projektesh prioritar te lidhura me trajtimin e ujerave te zeza e te plehrave te qyteteve, mbareshtimin e pyjeve, luften kunder erozjonit, etj. realizimi i te cilave kerkon ne menyre te domosdoshme mbeshtetje financiare.

Miratimi i Planit Kombetar te Veprimit per Mjedisin nga ana e Qeverise me 1994 perben nje shtyse te fuqishme dhe nje program pune per Ministrite dhe Institucionet e tjera, veprimtaria e te cilave ndikon ne mjedis, per te ndermarre ate varg masash organizative dhe teknike qe do te deshmoje per nje angazhim sistematik dhe serioz te tyre ne zgjidhjen e problemeve mjedisore te trasheguara nga e kaluara si edhe te problemeve te reja.

Duke ballafaquar kete aspekt te punes se Ministrive dhe Bashkive me detyrat afatshkurtra qe shtron PKVM dhe ligji per Mbrojtjen e Mjedisit konstatohet qe angazhimi i ketyre institucioneve nuk i pergjigjet realizimit te ketij plani, kryesisht ne aspektin organizativ, ne politikat sektoriale ose lokale, kuadrin ligjor e rregullator strategjite per administrimin e mbeturinave te rrezikshme, te administrimit te ujit, percaktimin e investimeve per objektet industriale qe do te vazhdojne te funksionojne etj.

Eshte e domosdoshme qe Ministrite, institucionet e tjera qendrore dhe pushteti lokal te bejne zberthimin e detajuar te PVKM-se sipas perkatesise se problemeve qe trajtohen, te parashikojne dhe akordojne fondet perkatese dhe te ndjekin ne vazhdimesi zbatimin ne kohe te detyrave. Per nje angazhim serioz dhe me pergjegjesi ne kete drejtim cdo ministri apo bashki duhet te kete strukturen e saj per trajtimin e problemeve mjedisore ku te gjeje pasqyrim politika sektoriale apo lokale per mbrojtjen e mjedisit. Kjo politike duhet te percaktoje dhe programoje prioritetet mjedisore sektoriale e lokale ne dikaster, bashki dhe institucionet kerkimore e projektuese perkatese per zgjidhjen cilesore te problemeve mjedisore te trasheguara nga e kaluara dhe parandalimin e tyre nga zhvillimet e reja.

Ne programin e Qeverise Demokratike nje nder zonat prioritare per zhvillimin e turizmit eshte zona bregdetare. Ne kete kuader dhe per t'i paraprire ketyre zhvillimeve ne zonen nga Durresi ne Vlore parashikohen disa veprimtari synimi i te cilave eshte integrimi i kerkesave mjedisore ne kerkesat e zhvillimit ekonomik e shoqeror. Po keshtu, ka nisur edhe studimi per administrimin e zonave bregdetare ne veri te Durresit e ne jug te Vlores, i cili perqendrohet ne ceshtje qe lidhen me ruajtjen e shumellojshmerise biologjike, zhvillimin e ekoturizmit dhe krijimin e infrastruktures se domosdoshme. Nje rezultat i rendesishem i ketyre studimeve do te jete hartimi i nje Plani Veprimesh per Mjedisin per Zonen Bregdetare, i cili do te pasohet nga nje Program Investimesh qe do te financohen nga donore te huaj si edhe nga burime te brendshme. Keto lloj studimesh jane nje pervoje e re per vendin tone per zhvillimin e zones bregdetare ne perputhje me kapacitetet mbajtese te mjedisit ne pergjithesi dhe te ekosistemeve ne vecanti, sipas nje sistemi planifikimi dhe administrimi te integruar te te gjitha burimeve te kesaj zone ne harmoni me parimin e zhvillimit te qendrueshem.


Updated: 25/10/98 by:cep@cep.tirana.al