Problemet mjedisore te trasheguara nga e kaluara si dhe ato te krijuara vitet e fundit shtruan domosdoshmerine e ristrukturimit e te fuqizimit te Komitetit te Mbrojtjes se Mjedisit (KMM), te ngritur me 1991. Me krijimin e Qeverise Demokratike (prill 1992) KMM-ja u perfshi ne perberje te Ministrise se Shendetesise e te Mbrojtjes se Mjedisit dhe aktualisht, eshte organi qendror i specializuar per probleme te mjedisit ne Republiken e Shqiperise. Ne mungese te cdo strukture ne nivel lokal per ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, miratimi me 1994 nga ana e Qeverise i vendimit per ngritjen e Agjensive Rajonale te Mjedisit (ARM) ne nivel prefekturash, perben nje hap cilesor perpara ne drejtimin e problemeve te mjedisit ne vend. Gjate vitit 1994 ARM-te u plotesuan, ne pjesen me te madhe te tyre, me personel profesional dhe tashme ato kane filluar nga ushtrimi i funksionit te tyre si pergjegjese per kontrollin e mjedisit ne Prefektura, c'ka realizohet per here te pare ne vendin tone. Megjithe vleresimin qe i beri Qeveria ngritjes se ARM-ve, jo te gjitha rrethet i kane ndihmuar dhe perkrahur keto institucione si ne aspektin legjislativ ashtu dhe aspekte te tjera qe lidhen me kryerjen normale te funksionit te tyre. Tipik eshte fakti qe qyteti i Tiranes, rrethi i Fierit, Pogradecit, Lushnjes etj. ne kundershtim me ligjin nuk kane pranuar inspektoret e ARM-ve ne Keshillin e Rregullimit te Territorit ku merren vendime te rendesishme qe lidhen ngushte me mbrojtjen e mjedisit. Pavaresisht nga faktoret e mesiperm, Komiteti do te mund te vepronte ne menyre edhe me te pavarur dhe do te kishte me shume force imponuese per zbatimin e detyrave e te ligjeve lidhur me ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit nese ai do te dilte jashte perberjes se Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes se Mjedisit dhe do te rifitonte statusin e nje organi qendror, te pavarur ne perkatesi te plote me natyren nderdikasteriale te funksioneve themelore te tij. Ndjekja e zbatimit te politikes se Qeverise per mbrojtien e mjedisit e pasqyruar ne Planin Kombetar te Veprimit per Mjedisin, bashkepunimi dhe koordinimi i veprimtarive te dikastereve, institucioneve te vendit dhe te huaja ne kete fushe, do ishin me rezultative ne rast se KMM do te ishte ne vartesi te drejtperdrejte te Keshillit te Ministrave. |