Ndotja dhe demtimi i mjedisit urban
LOGO2.jpg - 2101 Bytes
Homepage

Rritja e theksuar e games dhe e sasise se artikujve te konsumit te perditshem e te mallrave ushqimore te importuara ka bere qe te rritet ne menyre te theksuar edhe sasia e plehrave nga keto produkte, vecanerisht nga ambalazhet prej qelqi, lendesh plastike, kartoni e metali. Nga ana tjeter, mungon nje sistem adekuat per grumbullimin e transportin e plehrave, duke nisur me mungesat ne kontejnerat e plehrave, me demtimet ose zhdukjen e tyre e te pikave prej betoni e deri te moslargimi i plehrave nga mjediset midis blloqeve te banimit, duke perfshire ketu edhe mbeturinat e ndertimeve tashme te shumefishuara. Gjithashtu ne vend ende nuk eshte perpunuar nje politike e strategji per plehrat urbane, duke perfshire ketu teknologjite bashkekohore per trajtimin e riqarkullimin e tyre. Te gjitha keto mangesi kane krijuar situata te jashtezakonshme ne qytetet e qendrat urbane, e vecanerisht ne kryeqytet, situata te cilat vene perpara pergjegjesise dikasteret perkatese dhe organet e pushtetit lokal. Keto, ndonese jane deklaruar e angazhuar disa here per zgjidhjen e problemit, jane ende shume larg zoterimit te gjendjes.

Asnje qytet ne Shqiperi nuk e ka te zgjidhur plotesisht grumbullimin, transportimin dhe depozitimin e mbeturinave urbane. E njejta tabllo eshte edhe per ujerat e zeza te cilave ju shtohen edhe strehimet nen banesa te groposura, te cilat ne shumicen e rasteve jane mbushur me ujra te ndenjur, mbeturina te ndryshme etj.

Demtimet dhe carjet ne rrjetin e ujit te pijshem, furnizimi me nderprerje, rrjedhjet e ujerave te zeza krijojne nje rrezik te vazhduar te infektimit te ujit te pishem nga ujerat e zeza per nje pjese te qyteteve.

Ndertimet e reja vecanerisht ne periferite e qyteteve nuk po shoqerohen me rrjetin e kanalizimeve te ujerave te zeza, dukuri qe do te keqesoje me teper situaten mjedisore ne zonat urbane po qe se nuk akordohen urgjentisht fonde per ndertimin e rrjeteve te kanalizimeve.

Aktualisht shumica e venddepozitimit te mbeturinave urbane jane terrene te papershtatshme per kete qellim, madje edhe prane shtreterve te lumenjve duke ndotur ne menyre konstante ujerat e tyre dhe duke rrezikuar seriozisht cilesine e ujerave nentokesore te cilat ne shumicen e rasteve jane burime te ujit te pijshem.

Per t'u paraprire investimeve ne kete sektor gjate vitit 1995 me mbeshtetjen financiare te programit PHARE do te kryhet studimi mbi administrimin e mbeturinave urbane dhe industriale dhe mbi bazen e kritereve teknike bashkekohore do te percaktohen sheshet e pershtatshme per depozitimin dhe perpunimin e ketyre lloj mbeturinave ne tetė qytete kryesore.

Demtime te ndjeshme u jane shkaktuar parqeve e lulishteve brenda e prane qyteteve per shkak te ndertimeve te shumta ne vecanti te bareve e kioskave, ne kundershtim flagrant me kriteret urbanistike e te ruajtjes se mjedisit e peisazhit natyror.

Ne menyre te vecante kritike eshte gjendja e krijuar ne disa qytete kryesore ku po realizohen ndertime relativisht te medha brenda siperfaqeve te gjelbra duke demtuar dhe pakesuar me tej ato.

Fenomen i ndertimerve te jashteligjshme eshte i pranishem edhe ne mjafte rajone te tjera te vendit sidomos ne zonen bregdetare dhe me teper ne zonat ekologjikisht te mbrojtura ose me vlera te vecanta per zhvillimin e turizmit si Karavastaja, Golemi, Ksamili etj.

Mungesa e plote e impianteve te trajtimit te ujerave te zeza komunale ne qytetet tona, si per shembull, Tirane, Durres, Vlore, Pogradec etj. ka nxjerre probleme te mprehta te ndotjes se mjedisit e te rrezikimit te shendetit te popullsise, te cilat duhen trajtuar me perparesi, vecanerisht ne zonat perspektive per zhvillimin e turizmit. Nje fillim i mire per zgjidhjen e kesaj gjendjeje perben perfshirja, ne kuadrin e Programit PHARE, e hartimit te dy projekteve per impiantet e trajtimit te ujerave te zeza te Qyteteve Vlore dhe Pogradec si dhe disa ndermarrje ne bashkepunim me Banken Boterore apo organizata te tjera per te permiresuar rrjetin e kanalizimeve te ujerave te zeza.


Updated: 25/10/98 by:cep@cep.tirana.al