Gjendja e mjedisit në Shqipëri 1997 - 1998
Faqja Kryesore    |   Rreth Shqiperise   |    Rreth ketij Raporti   |   FAQ   |   Feedback   |   Lidhje  |   Harta

Transporti

  Cila është gjendja e përgjithshme e këtij elementi të mjedisit?

Transporti

  • Roli i sektorit të transporteve është përcaktues për situatën mjedisore për shumë arsye, e në veçanti:
    · përdorimi i energjisë dhe shkarkimet e ndotësve atmosferikë rrezikojnë të rriten në mënyrë të konsiderushme ndërkohë që zhvillohet sektori i transporteve;
    · në zonat urbane dhe aty ku ka trafik të dendur, popullsia është e ekspozuar ndaj niveleve të larta të ndotjes atmosferike dhe të zhurmave;
    · problemet e ndotjes rajonale dhe globale, për të cilat sektori i transporteve kontribuon shumë, po bëhen sa vjen e më shumë shqetësuese;
    · numri i makinave dhe vëllimi i qarkullimit nuk po pushojnë së rrituri, çka po çon në vlera të larta të dendësisë së trafikut në zonat urbane dhe në trysni mjedisore në rritje.

Treguesi i paraqitur për tendencat në sektorin e transporteve ka të bëjë me rritjen e numrit të makinave. Numri total i automjeteve për një banor po shënon rritje nga viti në vit dhe ky është një tregues tepër i qartë për perspektivën në rritje të problemeve mjedisore që rezultojnë nga ky sektor. Krahas me zhvillimin ekonomik po rritet edhe numri i automjeteve dhe i individëve që përdorin vetura për përdorim vetiak, çka po çon në rritjen e vazhdueshme të transportit rrugor.
Megjithatë, numri mesatar i automjeteve për një banor në Shqipëri është më i vogël se në vendet e OECD-së, çka lejon të supozohet se numri total i automjeteve do të vazhdojë të rritet për shumë vite të tjera. Nga njëra anë, zëvendësimi i automjeteve të vjetra me automjete që u përgjigjen normave më të rrepta në fushën e shkarkimeve do të çojë në një pakësim të ndotjes së ajrit. Pra pritet që në total rritja e numrit të automjeteve do të ushtrojë trysni të vazhdueshme në përdorimin e energjisë, në shkarkimet e dioksidit të karbonit, shpeshtimin e qarkullimit urban dhe në ndotjen e ajrit urban nga ndotës të tillë si ozoni, komponimet organike flurore dhe NOx-et. Në figurë jepet ndryshimi i numrit të automjeteve në vite.

Ndryshimi i numrit të automjeteve në vite

Një dëftues tjetër që tregon peshën që zë sektori i transportit është dhe ecuria e veprimtarisë së zhvilluar sipas transportit llojit të transportit të realizuar gjatë kësaj periudhe. Kjo pasqyrohet ne grafiket e meposhtem.
Në përgjithësi aktiviteti i transportit këto tri vitet e fundit ka pësuar rritje, sidomos transporti rrugor për mallra dhe pasagjerë. Nga ana tjetër, një pasojë negative që nuk mund të neglizhohet është rritja në shkallë vendi e numrit të aksidenteve nga automjetet.
Një tregues tjetër është fuqia motorike e automjeteve të importuara vitet e fundit.


Disa tregues tė aktivitetit tė transportit tė mallrave, tė naftės dhe tė ngarkim-shkarkimeve


Ecuria e transportit tė pasagjerėve

 

 Shfleto kapitullin
 

  Hyrje
  Gjendja
  Presioni
  Ndikimi
  Kunderveprimi

Veprimi
 

 Cfare mund te beni ju!

ITreguesit
 
 Per me shume...


 

   

 

 Web site maintained by:  webmaster
 Page Editor:   
This page was last updated: 07.11.2000