Gjendja e mjedisit në Shqipëri 1997 - 1998
Faqja Kryesore   |   Rreth Shqiperise   |  Rreth ketij Raporti   |   FAQ    |    Feedback    |    Lidhje    |   Harta

UJERAT E BRENDSHME DHE BREGDETARE

  Cila është gjendja e përgjithshme e këtij elementi të mjedisit?

[ Lumenjte ] [ Ujerat Nentokesore ] [ Liqenet ] [ Detet ]

Ujerat Nentokesore

Zonat ujėmbajtėse me prekshmėri tė lartė ndotjeje

Zonat e ushqimit tė pellgjeve tė ujėrave nėntoksore tė vendosura nė depozitimet e kuaternarit, si: pellgu ujėmbajtės i lumenjve Drin (Shkodėr-Lezhė), Mat dhe Ishėm (Tiranė-Lezhė), Erzen (Shijak-Durrės), Shkumbin (Elbasan-Lushnjė), Devoll, Osum, Seman (Korēė, Berat, Fier), Vjosė (Pėrmet, Gjirokastėr, Cerven, Novoselė), Bistricė, Kalasė, Pavllo (Sarandė) janė nė pėrgjithėsi zonat ujėmbajtėse me prekshmėri tė lartė ndotjeje. Sipėrfaqja e pėrgjithshme nė depozitimet aluviale tė kėtyre pellgjeve ėshtė 2040 km2.

Brenda kėsaj sipėrfaqeje ka zona tė veēanta shumė tė ndjeshme ndaj ndotjes sepse infiltrimet e rrjedhave tė ndotura tė ujėrave sipėrfaqėsore depėrtojnė nė thellesi nė horizontet ujėmbajtėse. Mbulesa argjilore e shtresave mbrojtėse nė kėto zona ėshtė e vogėl. Zonė me prekshmėri mė tė lartė ndotjeje ėshtė pellgu ujėmbajtės i Mbi-Shkodrės, i lumenjve Kir, Vrakė, Rjoll, nė depozitimet aluviale tė tė cilit gjenden rezerva tė konsiderueshme ujėrash nėntokėsore (vendburimi i Dobracit qė furnizon qytetin e Shkodrės).

Masivet karstike me tė cilat lidhen shumė burime kryesore tė ujėrave nėntokėsore tė vendit kanė shumė rrezik qė tė preken nga ndotja pėr disa arsye:

(a) Nė shumė zona karstike mungesa e mbulesės argjilore bėn qė ujėrat sipėrfaqėsore tė kalojnė me tė shpejtė drejt thellėsisė.

(b) Qarkullimi i ujėrave nėntoksore kryhet brenda njė kohe tė shkurtėr, tė pamjaftueshme pėr vetėpastrim biologjik tė kėtyre ujėrave.

(c) Prania e gropave natyrore nė relievet karstike i bėn kėto tė pėrshtatshme pėr depozitimin e mbeturinave tė ndryshme, ēka rrezikon ndotjen e ujėrave. Kėshtu, shkak pėr ndotjen e ujėrave karstike janė vendet e grumbullimit tė mbeturinave urbane, industriale dhe bujqėsore. Ky fakt kėrkon identifikimin e kėtyre vatrave ndotėse nė zonat e ushqimit tė pellgjeve ujėmbledhės dhe me pas eleminimin e tyre.

 Shfleto Kapitullin
 
 Veprimi
 

 Cfare mund te beni ju! 

Treguesit
 
Per me shume...


 

   

 

 Web site maintained by:  webmaster
 Page Editor:   
This page was last updated: 07.11.2000