 |
UJERAT
E BRENDSHME DHE BREGDETARE
|
Cilat jane shkaqet e
problemeve?
Përdorimi
i ujërave
Burimet ujore përdoren për qëllime dhe në sektorë
të ndryshëm të ekonomisë, si në sektorin
e punëve publike, bujqësi, industri, turizëm, prodhim
energjie, transport etj. Rritja e popullsisë, industrializimi,
intensifikimi i bujqësisë, kanalizimet, ndërtimi
i rezervuarëve dhe rritja e përdorimit të ujit për
qëllime argëtimi e sporti kanë çuar në
rritje të kërkesës për të. Humbjet në
rrjet, përmbytjet dhe keqadministrimi i ujit ndikojnë
në rritjen artificiale të kësaj kërkese. Në
këtë kontekst nevoja për administrimin e qëndrueshëm
të ujërave është shumë e qartë.
Burim kryesor për furnizimin me ujë janë ujërat
nëntoksore dhe më pak ujërat sipërfaqësore.
Sasia qër furnizohet nga uji i shkripëzuar i detit është
e papërfillshme.
Figura (Shpërndarja
sektoriale e përdorimit të rezervave ujore më 1997-1998
Burimi MEPP) jep rezervat ujore të përdorura gjatë
viteve 1997-1998. Vihet re se sektori me harxhime maksimale të
ujërave nëntoksore është ai për përdorim
publik, kryesisht për furnizimin e popullatës me ujë
të pijshëm. Gjithashtu vihet re që një sasi
e konsiderueshme e ujërave nëntokësore (rreth 20%)
janë përdorur për ujitje në bujqësi.
Në figurën (Shpërndarja
gjeografike e furnizimit me ujë të pijshëm,Burimi
MPPT ) jepet shpërndarja e përdorimit të ujit të
pijshëm sipas rretheve. Nga të dhënat shihet se rrjeti
i shpërndarjes së ujit për nevoja publike mbulon
të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Megjithatë duhet theksuar se ky rrjet në disa zona është
i amortizuar, si edhe ka humbje të mëdha, shpërdorime
dhe administrim jo efektiv të ujit. Për më tepër,
levizja e pakontrolluar dhe në shkallë të madhe e
popullsisë drejt qyteteve të mëdha ka bërë
që të ketë shpërpjesëtime në furnizimin
me ujë. Kryeqyeti i vendit Tirana është mjaft problematik
në këtë drejtim . Në vend janë tri impiante
të ujërave të pijshëm: impianti i Brarit në
Tiranë, i Pjeshkazezit në Durrës dhe impianti i ri
i Bovillës në Tiranë, nga të cilët, dy
të parët janë jashtë funksionit. Në bujqësi
përdoren për ujitje sa
si të mëdha uji që merren nga 626 rezervuare të
shpërndarë në të gjithë territorin e vendit.
Vëllimi shumar i ujërave në ta është
562 282 000 m3 dhe është i llogaritur për të
ujitur një sipërfaqe toke prej 154 021 ha. Për ujitjen
e tokave bujqësore në vend janë ndërtuar më
se 700 ujëmbledhës artificiale me sipërfaqe të
përgjithshme prej 40 km2 dhe vëllim 400 milion m3. Ujëmbledhësit
më të mëdhenj janë i Thanës, Kurjanit,
Gjançit, Janjarit etj.
Shqipëria mund të konsiderohet si një vend me rrjet
të mirë ujitjeje. Ndihmesë të rëndësishme
për fuqizimin e këtij rrjeti po jep ndërmarrja dhe
zbatimi i shumë projekteve për rehabilitimin e sistemit
ujitës në bujqësi, të financuara nga donatorë
të ndryshëm.
Përdorimi i ujit nga sektori i industrisë ka rënë
në mënyrë të ndjeshme për shkak të
ndërprerjes këto vitet e fundit të prodhimit të
industrisë së rëndë që ishte një konsumatore
shumë e madhe e ujit.
Shkarkimet
në ujëra.
Gjatë viteve
1997-1998 janë shkarkuar në lumenj, rezervuarë, liqene
etj., përkatësisht 3 340 ton dhe 12 450 ton shkarkimeve
të lëngëta. Në figurën 3.32 janë dhënë
sasitë e shkarkimeve sipas sektorëve të ndryshëm
të ekonomisë. Shihet se pjesa më e madhe e shkarkimeve
i takon industrisë: prodhimi i çimentos, i lëkurëve
dhe këpucëve, qeramika, industria mekanike, tekstilet,
industria e drurit dhe e letrës, etj. Industria e naftës
dhe e gazit shkarkon sasi të konsiderueshme duke zënë
afërsisht 22% të të gjitha shkarkimeve te lëngëta
në shkallë vendi. Industria minerale ka shkarkuar sasi
të vogla lëndësh ndotëse sepse pothuajse nuk
ka punuar.
Për sa i takon ndotjes së ujërave nëntokësore,
burimi difuziv më kryesor është bujqësia. Disa
ndotës hyjnë në mjedis me depozitimet atmosferike.
Identifikimi i llojeve të lëndëve ndotëse dhe
përcaktimi i sasive të tyre është më i
lehtë për burimet fikse të ndotjes.
Potenciali ekotoksik i shkarkimeve të lëngta nuk është
monitoruar dhe vlerësuar në mënyrë sistematike
dhe sektoriale. Gjatë vitit 1997 dhe 1998 në kuadër
të një studimi për vlerësimin energjetik të
shkarkimeve të lëngëta të industrisë agro-industriale
që u financua nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës,
janë monitoruar në shkallë vendi dhe sipas industrive
përfaqësuese disa parametra makrondotës, si NBO5
dhe NKO. Të dhënat tregojnë se vlerat e parametrave
të matur i tejkalojnë disa herë standardet përkatëse
evropiane.
Duke qenë se prodhimi industrial kimik, minerar dhe metalurgjik
ka rënë në mënyrë të dukshme shkarkimet
nga këto industri edhe pse karakterizohen nga vlera të
larta ekotoksiciteti (duke qenë se shkarkimet e lëngëta
nuk i nënshtrohen asnjë trajtimi kimik, fiziko-kimik dhe
biologjik për pastrim) nuk janë në gjendje të
ndryshojnë dukshëm cilësinë e mjedisit pritës
për shkak të vëllimit të vogël të
tyre. Përjashtim bën industria e naftës, problematika
e së cilës është trajtuar veçmas.
Figura (Shpërndarja sektoriale
e shkarkimeve të lëngëta. Burimi MEPP)
Pavarësisht nga sasia e pakët, potenciali ndotës
i ujërave të shkarkimeve është më i madh
në rastin kur komponimet ose elementet ndotëse që
ato përmbajnë klasifikohen si të rrezikshme. Nga
e gjithë masa e shkarkimeve të lëngëta për
vitet 1997-1998, janë monitoruar në mënyrë sistematike
shkarkimet e lëngëta të indutrisë së nxjerrjes
së naftës e të gazit.
|
|