Gjendja e Mjedisit ne Shqiperi 1997-1998
Faqja Kryesore    |  Rreth Shqiperise  |   Rreth ketij raporti  |  FAQ   | Feedback   |   Lidhje  |  Harta

Mjedisi Urban

  Cila eshte gjendja e pergjithshme per kete ceshtje mjedisore?


Cilesia e ujrave urbane

Cilësia e ajrit është një faktor i rëndësishëm nga pikëpamja ekonomike, ekologjike dhe sociale duke marrë parasysh pasojat e saj për shëndetin e njeriut (veçanërisht për sistemin e frymëmarrjes) dhe në mënyrë të përgjithshme për cilësinë e jetës (ndotja nga aromat, degradimi i të pamurit, etj.). Ndotja atmosferike gjithashtu mund të shkaktojë dëmtimin e mjedisit natyror si edhe degradimin e monumenteve kulturore dhe historike, për shembull nëpërmjet reshjeve acide. Ndotja e atmosferës është e lidhur si me kushtet klimatike lokale, ashtu dhe me shkarkimet e ndotësve atmosferike. Shumë probleme të cilësisë së ajrit në qytete shkaktohen nga prania e ndotësve të tillë si SO2, grimcat e pezullta, NO2, oksidantët, monoksidi i karbonit, komponimet organike flurore (volatile) dhe metalet e rënda.

Ndotja atmosferike përbën një problem të veçantë në qytete, sepse pjesa më e madhe e burimeve antropogjene që shkaktojnë ndotje janë përqendruar pranë këtyre zonave (industritë dhe qarkullimi rrugor), çka ndikon seriozisht në cilësinë e ajrit të thithur nga qytetarët.

Cilësia e ajrit urban mund të shprehet nëpërmjet përqendrimeve mesatare vjetore të SO2, të grimcave të pezullta dhe të NO2 që hasen në ajrin e qyteteve. Këta indikatorë, megjithatë mund të fshehin ndryshimet të mëdha sezonale në të njëjtin qytet. Metodat e matjes, si edhe numri dhe lokalizimi i vendeve të matjes ndryshojnë nga njëri qytet në tjetrin dhe krahasimet duhet bërë me kujdes, veçanërisht në rastin e grimcave të pezullta.
Për sigurimin e informacionit të nevojshëm lidhur me cilësinë se ajrit në qytetet kryesore të vendit, Instituti i Shëndetit Publik dhe Instituti i Hidrometeorologjisë kanë filluar realizimin e një programi monitorimi për indikatorët kryesorë të ndotjes së ajrit. Në vijim jepet një informacion për burimet dhe situatën që ndeshet për seicilin ndotës kryesor në bazë të vleresimeve të bëra nga ky program monitorimi.

 

Standardet e cilësisë së ajrit.

Në tabelë jepen normat tona sanitare shtetërore lidhur me cilësinë e ajrit në qytete.

Normat sanitare shtetërore për cilësinë
e ajrit atmosferik në zonat urbane

Për krahasim janë dhënë gjithashtu edhe normat kombëtare për cilësinë e ajrit atmosferik në SHBA

 

 

 

 Shfleto kapitullin
 
 Veprim
 

 Cfare mund te beni ju!

 Treguesit
 
 Per me shume...


 

   

 

 Web site maintained by:  webmaster
 Page Editor:   
This page was last updated: 07.11.2000